Deputetja e Maqedonisë së Veriut me koronavirus

Një deputete e LSDM-së ka rezultuar e sëmurë nga koronavirusi.

Ky portal ka publikuar identitetin e saj, duke informuar se bëhet fjalë për një deputete socialdemokrate në Prilepi.

Deputetja ka konfirmuar dhe ka thënë se pas testit të kryer ka dal pozitiv. Ajo është shtrirë në spital nga dita e shtunë, pasi që është rënduar gjendja shëndetësore. Deputetja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të shmangin daljet e tyre.

Prilepi është ndër komunat që së fundi ka numër të madh të personave të infektuar, edhe ate duke çuar numrin në 85 veta. Vetëm sot janë regjistruar 10 raste të reja. Ja emri i saj i publikuar nga disa portale maqedonase./Infomaks