Deputetja e LDK-së: Albin Kurti pa Vjosa Osmanin presidente nuk e di se ku do ta kishte çuar Kosovën

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se Kosova është me fat që e ka Vjosa Osmanin presidente.

Ajo ka thënë se Osmani është duke e përfaqësuar siç duhet Kosovën.
“Sinqerisht jam shumë e kënaqur që Vjosa Osmani është president e shtetit. Po e them shumë sinqerisht. Jam shumë e lumtur, sepse Albin Kurti pa Vjosa Osmanin presidente nuk e di se ku do ta kishte çuar Kosovën. Znj. Osmani po e përfaqëson Kosovën siç duhet. Në raport me Albin Kurtin nuk po bëjnë garë mes veti sepse janë pozitat e ndara. Me shkarkimin e Valdete Dakës mendoj se ka bërë gabim”, ka thënë Bunjaku.

Më tutje deputetja e LDK-së, deklaroi se Osmani ka gabuar kur e ka shkarkuar Valdete Dakën nga KQZ-ja.
“Unë nuk mendoj që duhet me e dhënë nënshkrimin për ta dërguar Vjosa Osmanin në Kushtetuese. Është një gabim i saj shkarkimi i Dakës. Ne ja kemi siguruar kuorumin znj.Osmani”, tha ajo.

Ndërsa për sa i përket kryeministrit Albin Kurti, Bunjaku tha se Osmani është duke e ndaluar atë që të bëjë veprime të gabuara për shtetin.
“Le të vazhdon sepse mendoj që është një fat I mirë që ajo është presidente dhe po e ndalon z.Kurti që të bëjë veprime të gabuara për shtetin. Mundem me thënë që është një gardiane e z.Kurti”, tha ajo.