Deputetja e BDI-së Rina Ajdari thotë se avansimi i gruas në BDI është idal madhor!

Rina Ajdari deputete nga BDI-ja

Në fjalimin tim në takimin e Kryetarit Ali Ahmeti me Forumin e gruas në Tetovë ndër të tjera theksova që demokracia në kontekst të barazisë gjinore dhe promovimi i grave në pozita vendimmarrëse janë fusha të rëndësishme të veprimit në një shtet e në rastin tonë kanë qenë edhe një ideal madhor kombëtar.

Në politikbërje por edhe në të gjitha sferat tjera ne duhet të kujdesemi shumë më tepër për dimensionin cilësor –sigurimin e arsimimit dhe edukimit të vajzave dhe grave—që nga shkollimi fillor e deri tek ai universitar. Politika dhe vizioni I Kryetarit padiskutim që vunë themelet e këtyre vlerave dhe idealeve.

Të siguruarit që sa më shumë vajza të marrin një arsim dhe edukim cilësor është jetik për t’u dhënë atyre mundësi dhe liri më të madhe në jetën e tyre por edhe mundësi që në të ardhmen të përfshihen në politikë sepse kjo gjë rezulton në përfitime të prekshme për demokracinë, duke përfshirë përgjigje më të madhe ndaj nevojave të qytetarëve, rritje të bashkëpunimit ndërmjet partive dhe linjave etnike dhe një të ardhme më të qëndrueshme.

Bashkëpunimin, dialogun dhe arritjen e kompromisit në Kuvend kur nuk mund ta bëjnë burrat e bëjnë gratë përmes Klubit të deputeteve sepse gratë kanë rolin transformues në shoqëri.
Jo më kot sekratari I përgjithshëm I kombeve të bashkuara Ban Ki Mun deklaroi në vitin 2013 që : Aty ku gratë janë më të arsimuara dhe të fuqizuara, ekonomitë janë më produktive dhe më të forta. Aty ku gratë janë të përfaqësuara plotësisht, shoqëritë janë më paqësore dhe më të qëndrueshme.

Zërat dhe guximi i grave dhe vajzave kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë thelbësore në luftën për mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të grave në veçanti.

Të dashura motra, një grua e vetme ka fuqi por kolektivisht ne kemi ndikim.
Ti mbështesim ato që janë në nevojë e ti mësojmë e udhëzojmë sepse jam e bindur që ne përfitojmë më shumë nga bashkëpunimi sesa nga kompeticioni, gratë që mbështesin të tjera gra janë më të suksesshme.

Ne mund tia dalim bashkë. Unë dhe bashkëpunëtoret e mia, të gjitha që jemi këtu kurrë nuk kemi ëndërruar për suksesin por kemi punuar shumë për të. kemi pasur guxim dhe e kemi mposhtur frikën.
Vendi dhe kombi ynë u ndërtua nga gra të forta, dhe ne do të vazhdojmë të shembim muret dhe të sfidojmë stereotipet.