Deputeti VV-së për Qëndrim Gashin: Të shkarkohet ky ambasador karikaturist, nuk i duhet Kosovës


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Haziri ka kërkuar shkarkimin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi. Në një postim në Facebook Haziri ka thënë se shpërndarja e karikaturës së profetit Muahmmed sipas tij është më së paku është një Qëndrim diplomatik.

“Diplomat karikaturist vetëm Kosova ka prodhuar tash e sa vite të cilët kanë shtyrë interesat e tyre personale me pazare politike e asnjëherë interesin e shtetit të Kosovës. Ky ambasador duhet të shkarkohet me të vetmen arsye se ambasador karikaturist nuk i duhen Kosovës” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nga ekstremi në ekstrem

Akti i vr*asjes së mësuesit në Francë është akt barbarë dhe kri*minal. Atë mundet ta bëjë vetëm një i çmendur. Një mysliman nuk vr*anë njeri pa të drejtë – ashtu na ka mësuar Zoti – “Kushdo që vr*et një njeri të pafajshëm është sikur të ketë vr*arë tërë njerëzimin….”Gjithashtu karikatura ndaj Muhammedit a.s. duhet të jetë vepër e dënuar sepse prek ndjenjat e të gjithë besimtarëve mysliman në mbarë botën dhe duhet të rregullohet me ligj, siç është ligji në disa vende që kushdo që e mohon holokaustin dënohet.

Sa i përket ambasadorit pa mandat Qëndrim Gashi i cili ka shpërndarë një karikaturë të tillë ai më së paku është një Qëndrim diplomatik. Diplomati merret me çështje që mirëmban marrëdhëniet në mesë shteteve shtynë përpara interesat e shtetit të cilin e përfaqëson në atë vend në të cilin vepron. Diplomat karikaturist vetëm Kosova ka prodhuar tash e sa vite të cilët kanë shtyrë interesat e tyre personale me pazare politike e asnjëherë interesin e shtetit të Kosovës. Ky ambasador duhet të shkarkohet me të vetmen arsye se ambasador karikaturist nuk i duhen Kosovës.