Deputeti Tahiri mban premtimin, ia bën “bllok” vetit për Evropë


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk është bërë liberalizmi i vizave në vitin 2018.

Ky ishte edhe premtimi i tij si deputet tash e një kohe se “nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave brenda vitit 2018, ai do iu bashkohet gjithë qytetarëve tjerë të Kosovës duke dorëzuar pasaportat e tij”.

Dorëzimin e pasaportat diplomatike ai e ka bërë duke hyrë drejtpërdrejt në rrjetin e tij social në Facebook, në Ministrin e Punëve të Brendshme.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! Pra sot unë do bashkohem me qytetarët e tjerë të Kosovës duke dorëzuar edhe pasaportat e mia dhe të familjes sime. Mosliberlaizimi i vizave është një dëshpërim i madhe për të gjithë qytetarët dhe për mua si deputet. Prandaj unë sot po i dorëzojë pasaportat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të them të drejtën më shumë kohë më ka marrë që të kompletojë dokumentet për dorëzimin e pasaportave sesa për marrjen e tyre, por duhet të solidarizohemi me qytetarët. Unë falënderojë ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuar liberalizimin e vizave as vitin që shkoi. Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës ”, ka thënë Tahiri./Indeksonline/