Deputeti shqiptar fshin ballin me 500 euro, presidenti nxjerr foton

Kuvendi votoi dje për shkarkimin e Presidentit Meta, në një precedent që nuk është hasur në asnjë të ngjashëm në historinë e parlamenteve, të paktën në epokën moderne.
Një prej tyre është deputeti në foto, i quajtur Besnik Troplini, që në CV e tij në dorëzuar në Kuvend, ka të shkruajtur te seksioni i arsimit vetëm: Shkolla e Lartë.

Siç shikohet edhe në këtë foto, Troplini shfaqet me 500 euro në ballë, ndërkohë që askush nuk e ka dëgjuar ndonjëherë të flasë në foltoren e Kuvendit.
Ndërkohë që i vetmi detaj që njihet është se bën pjesë në grupin e deputetit Myslym Murrizi dhe ka hyrë në parlament nga lista e atyre që bojkotuan Kuvendin.