Deputeti serb bën thirrje për lu*ftë me Kosovën


Tensionet në veri të Kosovës po rrisin tonet edhe në Beograd. Marrëveshja e reciprocitetit për njohjen e targave e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht (këtë të hënë), ka bërë që situata në veri të Kosovës të përshkallëzohet, pasi serbët nuk bien dakord.

Me anë të një postimi në twitter, Vladimir Gjukanoviç, një deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkruan se ai beson se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.
“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç./NOA