Deputeti që mungoi në Kongresin e Alternativës tregon pse nuk mori pjesë

Deputeti i Alternativës Rexhep Skënderi-Zejdi nuk ka marrë pjesë sot në kongresin e parë të saj. Ai ka folur për mungesën e tij, ku e ka justifikuar mospjesëmarrjen në këtë eveniment për shkak të parimeve të tija që ai i ka përmendur para pak ditësh në emisionin Click Plus. Zejdi tha qytetarët presin përgjigje konkrete për marrëveshjen paraprake që është bërë mes Alternativës dhe Qeverisë.

“Nuk morra pjesë në kongres pasi konsideroj që ashtu do të jem më parimor ndaj qëndrimeve të mia që i theksova publikisht para disa ditëve. Nga qëndrimet e mia publike, qytetarët meritojnë përgjigje konkrete dhe të detajuar si dhe kur do të realizohet marrëveshja Alternativë – Qeveri”, tha Zejdi.