Deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Gjithashtu, Selmanaj ka thënë se ka qenë prezent në seancën e Kuvendit.
“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj. Megjithatë, deputeti i AAK’së shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infe*ktuar askënd tjetër.
“Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën”, është shprehur Selmanaj. “Prej meje s’ka shanca me marrë kërkush vi*rusin”, shtoi Selmanaj.
Selmanaj ka thënë se brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv.