Deputeti shqiptar i parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka denoncuar në publik një fashizëm të orkestruar siç e quajti, sa i përket faktit që komentatori serb nuk përmendi qoftë edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës.
Deputeti Kamberi përmes llogarisë së tij në “Facebook” njoftoi se komentatori serb në kanalin “Arena” të Serbisë nuk e ka përmendur asnjëherë gjatë ndeshjes emrin e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka.
“Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës. Tmerr. Tmerr. Tmerr.Çfarë fashizmi i orkestruar”, shkroi ai.
Aventura e Xhakës dhe Shaqirit në Botërorin e sivjem u ndal sot, me humbjen ndaj Portugalisë. Megjithatë, shqiptarët do ta mbajnë mend gjatë atë që ndodhi para pak ditësh, kur ishin pikërisht dy yjet shqiptare më meritorët pse eliminuan Serbinë në fazën e grupeve dhe kualifikuan Zvicrën në fazën e eliminimit direkt.