Deputeti i VV-së paralajmëron shkarkime edhe nga ky institucion i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar se është shkarkuar nga detyra kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës dhe zyrtari kryesor financiar.
Ai ka thënë se radha tani është e KEK-ut që t’i nënshtrohet rivendosjes së rendit dhe ligjit, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Qeveria do t’ia gjejë ilaçin, abuzimit me pasurinë publike.

Postimi i Bajqinovcit në Facebook:

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar. Tani, po besoj që është radha e KEK’ut t’i nënshtrohet rivendosjes se rendit dhe ligjit.

Abuzimit me pasurinë publike ja gjejmë ilaçin.