Deputeti i VV-së: Njerëzit janë ardhacakë, virusi ishte këtu qe miliona vjet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka dalur me një konstatim gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.
Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke folur për COVID-19, ka thënë se nëse flasim për trajtim shkencor, faktikisht ne jemi ardhacak, ndërsa virusi ka qenë miliona vjet para nesh në sipërfaqen e tokës.

“Ne sot po trajtojmë çështjen e mësimit dhe lidhur me COVID-in por është interesante që për të njëjtën temë ne kemi mendime të ndryshme varësisht se prej cilës parti vjen është e çuditshme atëherë cika është e vërteta. Ma merr mendja së e vërteta është nëse trajtohen në mënyrë shkencor edhe pedagogjike, në mënyrë shkencore për arsye se virusi është specie shkencore, kurse pedagogjike mësimdhënia është çështje pedagogjike.

Natyrisht kur flasim për trajtimin shkencor, shpesh here thuhet në zhargonin popullor na erdh virusi, na erdh mikrobi, ishalla na kalon e kështu më radhë. Një fakt shkencor kozmologjik, që faktikisht na jemi ardhacak, viruset dhe mikrobet kanë qenë miliona vjet para nesh në sipërfaqen e tokës. Prandaj është shkencore të kuptojmë, të bashkëjetojmë me ta e kjo arrihet vetëm nëse bëjmë këtë punë në mënyre të mençur e shkencore”, ka thënë Kokaj.