Deputeti i VV-së me projekt shkencor: Gjatë Qeverisë Kurti në Kosovë mund të lansohet një raketë

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, njëherësh edhe fizikant, ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

Ai këto deklarata i ka dhënë në një emision në t7, ndërsa tutje është pyetur nëse lansimi i raktës do ndodhë gjatë Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa për një gjë të tillë.

”Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

”Ekziston ai milintantizmi në të gjitha shtëpitë televizive, ku mendojnë se po vjen një njeri që ka mendime të kanalizuara vetëm në politikë, kurse unë kom mendime kozmopolite, të cilat ndikojnë në pozitivitetin e njeriut në përgjithësi”.