Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani përmes një statusi në Facebook ka dalë kundër “Paradës së Krenarisë” e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Ai ka thënë se ka një qëndrim pro familjeve tradicionale.
VV edhe herë të tjera ka ngurruar që të dalë në mbështetje të këtij komuniteti. Sa ishte në udhëheqje të Qeverisë, VV ngurroi që të ndriçojë objektin e Qeverisë me ngjyrat e flamurit të këtij komuniteti, ndërsa lideri i VV’së, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka marrë pjesë në këtë paradë të përvitshme.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nuk ka më mirë se të jesh prind, të thërrasë nënë, babë, vajzë, djalë, gjysh, gjyshe….!
Angazhimi im politik ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, angazhimi im politik bëhet për një familje ku ka nënë, babë, djalë, vajzë, gjyshe, gjysh