Deputeti i ‘shumëkërkuar’ sot rrëfehet para opinionit, çka i ndodhi, kush e kërcënoi?

Deputeti Kastriot Rexhepi, do të paraqitet sot para mediave, per të folur në lidhje me ‘zhdukjen’ e tij, ditën kur në vend pritej të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Zaev.

Rexhepi, e ka konfirmuar paraqitjen e tij në orën 11:30 në Kuvend.
Ai pritet të tregojë qëndrimin e tij të tanishëm në lidhje me gjendjen aktuale politike në vend, derisa, tashmë vec është përjashtuar nga Lëvizja Besa, parti kjo në të cilën ishte si deputet.