Deputeti i PDK’së e demanton ministrin Bislimi: Duhet të ju kërkojë falje qytetarëve për mashtrim

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se ministri në largim i Financave, Besnik Bislimi bashkë me Qeverinë në ikje, po vazhdojnë t’i mashtrojnë qytetarët.

Deklarata e ministrit Bislimi lidhur me papunësinë në Kosovë, që sipas tij ka shënuar një rënie në 6.6% brenda një muaji, ka marrë reagime të shumta nga zyrtarë të shumtë politikë.

Edhe deputeti Hoxha këtë deklaratë e ka quajtur politike dhe jo profesionale, duke i demantuar këto deklarime të Bislimit.

” Për të argumentuar faktin që kjo deklaratë është jo profesionale po citoj disa të dhëna nga hulumtimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të cilat e demantojnë deklarimin e Ministrit Bislimi:

– Bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi regjistrimin Ndërmarrjeve Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 vërehet qartë që numri regjistrimit të bizneseve në (TM1) 2020 krahasuar me (TM4) 2019 ka shënuar rënie prej (-9.94%).

Odat Ekonomike të Kosovës kanë kryer një hulumtim të përbashkët për ndikimin e Covid-19 në sektorin privat në Kosovë, të dhënat nga ky hulumtim tregojnë se:

– rreth 95% e ndërmarrjeve të anketuara e vlerësojnë krizën e COVID-19 si negative, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre e vlerësojnë si shumë negative. Mbi 92% e bizneseve kanë deklaruar se kanë përjetuar zvogëlim të shitjeve si pasojë e masave kufizuese, prej të cilëve rreth 48% kanë raportuar rënie më madhe se 75%, derisa çereku i të anketuarve ka raportuar zvogëlim të shitjeve në normën mbi 90%”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

“Kjo qeveri në ikje dhe ky Ministër i Financave për veç që nuk krijuan strategji të mirëfilltë për ti ndihmuar bizneset private nga Pandemia, ata po vazhdojnë që pa fije turpi ti mashtrojnë qytetarët e vendit. Deklarata e Ministrit në ikje që papunësia në Kosovë ka shënuar rënie në 6.6% brenda një muaji është politike dhe shumë jo profesionale.

Për të argumentuar faktin që kjo deklaratë është jo profesionale po citoj disa të dhëna nga hulumtimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të cilat e demantojnë deklarimin e Ministrit Bislimi:

– Bazuar në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi regjistrimin Ndërmarrjeve Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 vërehet qartë që numri regjistrimit të bizneseve në (TM1) 2020 krahasuar me (TM4) 2019 ka shënuar rënie prej (-9.94%).

Odat Ekonomike të Kosovës kanë kryer një hulumtim të përbashkët për ndikimin e Covid-19 në sektorin privat në Kosovë, të dhënat nga ky hulumtim tregojnë se:

– rreth 95% e ndërmarrjeve të anketuara e vlerësojnë krizën e COVID-19 si negative, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre e vlerësojnë si shumë negative. Mbi 92% e bizneseve kanë deklaruar se kanë përjetuar zvogëlim të shitjeve si pasojë e masave kufizuese, prej të cilëve rreth 48% kanë raportuar rënie më madhe se 75%, derisa çereku i të anketuarve ka raportuar zvogëlim të shitjeve në normën mbi 90%.

– 39% e ndërmarrjeve janë mbyllur tërësisht
– 30.7% e ndërmarrjeve punojnë me kapacitet të reduktuar
– 13.8% e ndërmarrjeve punojnë me orar të shkurtuar
– Mbi 60% e ndërmarrjeve të anketuara besojnë se pandemia COVID19 rrezikon mbijetesën e tyre

-Mbi 65% e ndërmarrjeve mikro dhe ato të vogla u rrezikohet mbijetesa, derisa 44.8% e ndërmarrjeve të mesme dhe 40% ndërmarrjeve të mëdha besojnë se pandemia rrezikon mbijetesën e biznesit të tyre. Sipas sektorëve, më i rrezikuari ndjehet sektori i ndërtimtarisë me 75%, përcjellë nga sektori i shitjes me pakicë (57.3%), prodhimtaria (56.6%) dhe tregtia me shumicë (54.7%).

-Lidhur me aspektet operacionale të ndikuara nga pandemia COVID19, ndërmarrjet raportojnë kryesisht për humbje financiare (78% e respodentëve), mungesë likuiditeti (44%), jo efikasitet në punë (40%), humbje të kapaciteteve prodhuese (27%).

Vetëm rreth 2% e ndërmarrjeve rezultojnë të mos jenë afektuar aspak nga Pandemia, e Ministri pa fije turpi gjen kohë t’i mashtroi qytetarët që papunësia në Kosovë ka shënuar rënie.

Ministër kryej punët tua për çka paguhesh, e sa i përket statistikave tjetërkush është përgjegjës”.