Një nga 12 deputetët e ASH-AAA, me të cilin ka biseduar TV21, pritet të tërheq nënshkrimin e tij nga “shumica e re” të cilën të premten mbrëmë e lajmëroj #HristijanMickoski i VMRO-DPMNE!
Polemikat tek disa deputetë shqiptar, tek kjo shumicë e re, janë ngritur rreth qëndrimeve që mban E Majta (Levica) e që nuk përputhen me profilin e tyre politik!
“Na kanë mashtruar…do të tërheq nënshkrimin”, tha një nga deputetët shqiptar, që kërkoi të mos citohet me emër! Ndryshe, qëndrimi zyrtar i ASH-AAA, si grupim politik mbetet i pandryshuar!
Deputeti Halil Snopçe tha për TV21 se shumica e re mbetet e pandryshuar, pavarësisht zërave që shfaqen se ka deputetë që kanë “ndërru mendje”.
Ai thotë me bindje se 12 deputetët të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, janë të njëzëri!
“61 nënshkrime janë të deponuara”, tha Snopçe për TV21, duke konfirmuar numrat në kuvend.
Partneri i ri i opozitës, me 3 deputetë, Lëvizja Besa, shprehet se pas 48 orëve, gjithçka pritet të qartësohet!
Arijanit Hoxha, të premten përfaqësoj Besën, kur Mickoski shpalli fundin e qeverisë Zaev2!
Hoxha është ministër i bujqësisë në qeverinë aktuale, në dorëheqje!
Edhe opinioni publik ndërkaq duket i ndarë rreth zhvillimeve të fundit, pasi Lëvizja Besa bëri ndërrimin e partnerëve të qeverisë, e në veçanti debati u përqendrua rreth asaj se çka përfaqëson #Levica!