Deputeti gjerman me kërkesë në Ditën e Pavarësisë: Kosovarëve t’u hiqen vizat, BE’ja po e humb kredibilitetin

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë që Kosovës të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat. Në një shkrim në Facebook, Peter Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë.

Ai ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij. Beyer thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

“Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së!” – me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e perforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai.