Deputetët Zekiri, Llukarevska dhe Kadrija japin dorëheqje

Deputetët Muhamed Zekiri Sanja Llukarevska nga LSDM si dhe Bajram Kadrija nga BDI kanë parashtruar dorëheqjet e tyre në Kuvend.

Dorëheqjet vijnë pasi të njëjtit pritet të emërohen në eshalonin e tretë të ekzekutivit. Jozyrtarisht Zeqiri pritet të emërohet drejtor në Fondin e Shëndetësisë Lukarevska në DAP ndërsa Kadrija në AKE.

Në seancën e sotme parlamentare përveç dorëheqjeve të tyre do të konfirmohet edhe dorëheqja e deputetit të VMRO-DPMNE Igor Durlovski pas së cilës do të ketë verifikim të mandateve të reja të deputetëve të rinjë.