Deputetët e VMRO-së tentojnë të “vjedhin” mjete nga buxheti nëpërmes amendamenteve

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nëpërmes një amendamenti të dorëzuar në Buxhetin për vitin 2023. Nëpërmes këtij amendamenti, deputetët e VMRO-së kanë kërkuar që të sigurohen mjete në vlerë prej 92.400.000 denarëve për ndërtimin e një shkolle moderne me objekt me efikasitet energjetik “Dimitar Makedonski” në lagjen Lisiçe.

Por, ajo që zbulojnë mediat është se shkolla për të cilën opozitarët kërkojnë para është ndërtuar nga ana e kreut të Aerodromit, Timço Mucunski dhe ka promovuar në shkurt të këtij viti.
“Nga sot nxënësit do të mund të kalojnë ditët e tyre shkollore këtu në një atmosferë të ngrohtë”, kishte shkruar aso kohe Mucunski.