Deputetët e VMRO-DPMNE-së me skafanderë arrijnë në Kuvend, Xhaferi ironizon: “Shpresoj se nuk do të ketë padi kësaj radhe” (VIDEO)

Deputetët e infektuar të VMRO-DPMNE-së kanë arritur në Kuvend.
Me skanfanderë dhe sipas protokolleve të Institutit të shëndetit publik, deputetët tashmë janë vendosur në kabinat e veçanta të destinuara për deputetë të infektuar dhe që duhet të votojnë për rendin e ditës, që sot është mosbesimi i Qeverisë “Zaev 2”.

Meqë në rastin kur u konfirmua shumica parlamentare, deputetë shumicës aktuale erdhën me skafanderë në Kuvend, atëherë, deputetë VMRO-DPMNE-së kritikonin se janë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga Kovid-19 dhe kërcënonin kryeparlamentarin Talat Xhaferin me padi penale.

Rregullorja e Kuvendit dhe asnjë dokument tjetër nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjet dhe ju me mosnjohjen e të drejtës me të drejtë kryeni vepër penale. Vepër penale kryen edhe policia e cila lejoi hyrjen e deputetëve pozitiv me Kovid-19″, i pati thënë Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Xhaferit më 18 prill 2021.

E njëri nga deputetët e infektuar ishte pikërisht Micevski.
Këtë e shfrytëzoi Xhaferi për të ironizuar me situatën momentale.
“Shpresoj se këtë herë nuk do të ketë padi për shkelje të Kushtetutës”, tha Xhaferi në seancë.