Deputetët e RMV-së prej nesër e deri më 2 shtator do të jenë në pushim

Deputetët nga nesër e deri më 2 shtator do të shfrytëzojnë zyrtarisht pushimet e tyre vjetore, të cilat këtë vit janë vonuar për shkak të ribalancimit të Buxhetit. Zakonisht deputetët janë me pushime çdo vit nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.

“Deputetët do të jenë me pushime nga 15 gushti deri më 2 shtator, por duke qenë se Kuvendi është në seancë të përhershme, nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së seancave të trupave punues apo seancë plenare nëse është emergjente”, thanë për MIA-n nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Që nga fillimi i punës së kësaj përbërje parlamentare, më 28 maj, janë mbajtur dhjetë seanca, ndërsa e e fundit ishte dje.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dje u miratua propozimi për largimin e drejtorëve ekonomik në institucionet shëndetësore, përmes ndryshimit të Ligjit për kujdesin shëndetësorë.

Për për këtë propozim, nismë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, votuan 71 deputetë “pro” dhe një “kundër”.

Me ligjet e reja të miratuara në Kuvend, Liqeni i Ohrit dhe Kanionin i Matkës janë shpallur monumente natyrore, kënetën e Studençishtës për park natyror.

Deputetët i kanë miratuar ndryshimet te Ligji për financimin e njësive të vetëqeverisje lokale, Ligji për planifikim urban, me procedurë të shkurtuar, sikurse edhe Ligji për transportin rrugor, Ligji për gjahun dhe gjuetinë, si dhe te Ligji për sportin.

U shqyrtua edhe interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, deputetët i votuan, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, me procedurë të shkurtuar, si dhe disa ratifikime.

Kuvendi në seancë e miratoi edhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.