Deputetët e Maqedonisë me laptopë të rinj që kushtojnë mbi 900 euro

Me nënshkrimin e kryetarit Talat Xhaferi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e laptopëve.
Bëhet fjalë për modelin HP EliteBook G6 Notebook PC, që sipas marrëveshjes, një laptop kushton 56.445 denarë apo 917 euro pa TVSH.

Marrëveshja është nënshkruar mes Kuvendit dhe IT kompanisë ‘Neokom’ që në afat prej 60 ditësh duhet t’i sigurojë laptopët.
Ndryshe, 100 laptopët e deputetëve blihen në kohë kur ka krizë si pasojë e coronavirusit, ndërsa opozita dhe shumica kuvendare ende diskutojnë nëse duhet të mbahen online seancat në Kuvend.