Deponia Drislla, Osmani: Kodi Penal i RVM-së për ekocitin, parasheh dënim prej 10 deri në burg të përjetëshëm

Për ekocitin apo krimet e rënda ndaj natyrës, Kodi Penal, parasheh një vepër të re penal në legjislacionin e MV-së…

Për ekocitin apo krimet e rënda ndaj natyrës, Kodi Penal, parasheh një vepër të re penal në legjislacionin e MV-së, pra, kjo është denim maksimal prej 10 vjet deri në burgim të përjetshëm për të gjithë shkaktarët e ndotjes enorme të ajrit, ujit dhe tokës, thotë për TVM2 juristi dhe ambientalisti, Afrim Osmani, duke përmendur këtu deponinë “Drislla”, si një shkaktar të shkatërrimit të natyrës dhe shëndetit të njerëve.

“Sot çka ndodh edhe me deponinë Drislla ku fatkeqësisht ta ashtuquaj nëse nuk e teproj si një ekocid i hatashëm, them ekocid i hatashëm përshkak të moskontrollimit të asaj se çka ndodh në deponinë e Drisllës. Edhe pse kemi ndërmarrje të veçantë, ndërmarrje publike e cila është përgjegjëse për mbarëajtjen, mirmbajtjen, kontrollimin e mbeturinave të cilat hedhen aty nga i tërë qyteti nga kryeqendra e Maqedonisë, ato mbeturina duhet të jenë të selektuara pra qoftë ato më pak të rrezikshme ato ato më tepër të rrezikshme, mbeturinat mjeksore medicinal poashtu, ja fatkeqësisht kohëve të fundit jemi dëshmitarë edhe të mbeturinave njerzore hasim edhe fëmijë të abortuar të hudhur aty dhe askush nuk mban përgjegjësi.”, tha Afrim Osmani, jurist dhe ambientalist.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kërkuam përgjigje për pyetjen se ku përfundojmë mbetjet medicinale që hidhen nga spitalet.

“Sa i takon problematikës së aktualizuar ditëve të fundit, mund të themi se kjo bie nën kompetencat e Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor, i cili kryen mbikëqyrje në zbatimin e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, dhe akteve nënligjore, të sjellura nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Ndërsa fushëveprimi i Inspektoratit shtetëror shëndetësor dhe sanitar qëndron në kryerjen e mbikëqyrjes së subjekteve që menaxhojnë me mbeturina mjekësore, gjegjësisht në mbledhjen, seleksionimin dhe paketimin e mbeturinave mjekësore. Në kuadër të kësaj kompetence Ministria e shëndetësisë, përmes inspektoratit ka inicuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme të institucioneve shëndetësore në nivel republikan.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

DNP: “Drislla”, urgjentisht të dislokohet!

Osmani, thotë se kjo deponi sipas ligjeve të MV-së, duhet menjëher të dislokohet pasi nuk i përmbush kriteret për ruajtjen e mjedisit jetësor.

“Padyshim se çështja e parë që duhet të ngritet këtu është të locohet përgjegjësia fillimisht te organi përkatës që e ka marrë përsipër menaxhimin me deponinë e drisllës, e dyta duhet të mendohet për dilokimin e këtij vendi për shkak se diku 25-26 km është larg kryeqendrës, larg qytetit të Shkupit por pasojat fatkeqsisht që të gjithë ne i ndjejmë. Menjëherë të bëhet dislokimi i deponisë Drislla të gjendet një vend më i përshtatshëm por jo vetëm hapja apo ndërtimi i një deponie thjesht që emrin ta bart deponi por të plotsohen të gjitha standardet ashtu siç na kërkon edhe BE për hapjen e një Deponie moderne bashkëkohore.”, tha Osmani.

Banorët e komunës së Studenicanit për disa ditë kanë mbajtur protesta kundër ekocitit siç thonë ata që shkakton deponia Drislla. Nëse plotsohen kërkesat e tyre,në afat prej 15 ditësh ata paralajmërojnë protesta sërish.