Deponi e madhe mbeturinash në Podgorcë të Strugës! Banorët kërkojnë nga komuna t’i mbledhë mbeturinat si në Vevçan

Në majë të fshatit Podgorcë të Strugës është krijuar një deponi e madhe mbeturinash.
Në afërsi të kësaj deponie e cila kundërmon erë të keqe ka shtëpi banimi, stadium sporti dhe një xhami.
“Jemi në deponinë e fshatit Podgorcë, kjo deponi është një problem i madh për banorët e fshatit Podgorcë, ata kërkojnë që komuna të vijë ti marrë mbeturinat, janë të gatshëm të paguajnë njëjtë si në Komunën e Vevçanit dhe të njëjtat të dërgohen në Komunën e Strugës”.

Banorët thonë se ky problem ekziston që në vitin 2003 dhe nuk shohin asnjë zgjedhje deri më tani premtime plot para zgjedhjeve por në realizimin e tyre asgjë.
Banorët thonë se kjo deponi i pengon edhe fshatrat përreth, sepse kur ndizet tymi, era e mbulon të gjithë rajonin.
“Problem nuk është vetëm këtu, ky problem me mbeturinat e tangon edhe fshatin Llabunishtë, sepse kur romët vijnë të kërkojnë hekura i ndezin mbeturinat, dhe këtu bëhet një katastrofë e gjallë, Llabunishta, Podgorci, Fashtati një pjesë, sepse jemi këtu në lartësi të lartë dhe këtu bëhet krejt mjegull nga vetë tymi dhe he*lmi”, tha Samir Murtetzoski.

Ata kërkojnë nga Komuna e Strugës, ashtu si e Vevçanit edhe Podgorcës t’i mbledhë mbeturinat. Ata janë të gatshëm të paguajnë për këtë, njëjtë si fshati ngjitur me ta.
E shihni në afërsi të mbeturinave kemi xhaminë, teren sportivë, shtëpi ka që jetojnë njerëz dhe vërtetët kjo është e dhimbshme(ngjitje) Për gjithçka ka zgjidhje. Zgjidhja është të blihet një kamion për mbledhjen e mbeturinave.

Mendoj se kur mundet Vevçani në Strugë të paguaj për mbeturinat mundemi edhe ne pasi që jemi komshi me Vevçanin, nuk kam asgjë kundër Vevçanit por kur mundet Vevçani në Strugë ti hedhë mbeturinat pse të mos mundemi ne”, shtoi Samir Murtezoski.
Me problemin e mbeturinave nuk përballet vetëm ky fshat apo Komuna e Strugës, problemi me mbeturinat i tangon të gjitha komunat e vendit sepse nuk kanë hapësira të caktuara ku mund t’i hedhin mbeturinat, andaj ata mundohen të gjejnë zgjidhje alternative të cilat e vështirësojnë edhe më shumë këtë problem.