De*noncon ish të dashurin në polici, ai e kërc*ënon me foto dhe video komprometuese

“Dje (15-prill) në ora 15.00, një 18-vjeçare nga një fshat i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se një person nga Kamjani i Tetovës me të cilin më herët kishte qenë në lidhje dashurie, në disa raste kishte kërkuar dhe marrë të holla nga ajo, duke e kërc*ënuar se në të kundërtën ai në rrjetet sociale do të publikonte foto dhe video të saj me përmbajtje komprometuese. Sipas de*noncimit, pasi që ajo nuk i kishte dhënë më shumë para, i njëjti në gjysmën e parë të muajit të kaluar, kishte postuar disa nga materialet në rrjetet sociale.
Nga Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njoftojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.