Denoncojnë punëtoret e tregut të Shkupit: do të na largojnë nga puna


Punëtoret e tregut të Shkupit janë kërcënuar nga udhëheqësia. Pas vonesës disa mujore të pagave, punëtoret e denoncuan këtë informacion ne media të ndryshme.
Udhëheqësia morri masa menjëherë por jo në pagimin e pagave por në kërcënimin e punëtorëve, se nëse vazhdojnë me këtë avaz shumë prej tyre do të largohen nga puna.
Një punëtor për Pa Censurë potencon se paga e fundit është e muajit Janar dhe atë 45% e pagës, duke e marrë parsysh se shum prej tyre kanë kredi e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen.