Pas shpalosjes së dokumentarëve nga Zona Eskpress “200 shqiptarë në flakë” dhe transmetimin e tyre edhe në Pa Censurë, janë paraqitur disa familjarë të viktimave, në ato tragjedi të vitit 1993.
Familjarët e të ndjerit Xhelaz Nuhiji, në kontakt me Pa Censurë, thonë se, edhe pse ky aksident ka ngelur misterioz, ata kërkojnë që të ketë një shpjegim nga autoritet maqedonase.
Atë kohë, shteti për këtë fatkeqësi, shumë familjarë të viktimave i dëmshpërbleu. Mirëpo djali i të ndjerit Xhelaz Nuhiji, Lumjani ende kërkon që të zbardhen këto fatkeqsi, ai thotë se kërkojnë një epilog edhe për familjen e tyre. Pasi shteti ka dëmshpërblyer shumë familje, ato shtrojnë pyetjen, se pse për familjen e tyre nuk u bë e njëjta.
Sot kanë kaluar 25 vjet nga kjo tragjedi, shteti duhet që të veprojë njëjtë me të gjithë familjarët e viktimave.