Dënojnë shoferin e tij, deputeti Memli Krasniqi kërc*ënon policët (VIDEO)

Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur verbalisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.
Janë siguruar pamjet nga ngjarja që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Siç shihet në video, Krasniqi përplaset verbalisht me zyrtarët policorë pasi, siç kanë treguar burimet e gazetës, shoferi i deputetit të PDK-së është gjo*bitur nga policia. Deputeti del nga vetura dhe dëgjohet duke kërc*ënuar policët.
“A del ti nesër në punë”, dëgjohet duke i thënë mes tjerash deputeti Krasniqi, zyrtarit policor.