Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 48 vjeçarin pasi ka peshkuar a leje, diçka që është e dënueshme në bazë të nenit 229 nga Kodi Penal.
“Policia ka arrestuar 48 vjeçarin D.S. nga Shkupi, për të cilin kishte fletarrestim qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1”, njoftojnë nga Policia.
Raportohet që ai është dënuar me një vjet burg për “peshkim pa leje”, për çka është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit.