Dënohet me 20 vite burg L.K. nga një fshat i Shkupit, i cili me një shufër vrau vëllanë dhe kunatën e tij

Bazuar në aktakuzën e parashtruar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas një procesi gjyqësor të zhvilluar, Gjykata Themelore Penale Shkup sot shpalli aktgjykim të shkallës së parë, me të cilin Lj.K. nga Stajkovci u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vite burg për kryerjen e dy veprave penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 2, pika 1 e Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike Shkup në korrik të këtij viti paraqiti aktakuzë, duke e ngarkuar të akuzuarin se më 14.05.2024, në mënyrë mizore dhe gjatë ushtrimit të dhunës familjare, me qëllim i privoi nga jeta vëllanë e tij dhe bashkëshorten e vëllait tjetër, me të cilët kishte marrëdhënie të prishura më parë.

Pas një zënke verbale, ai filloi të godiste gruan me një shufër metalike që kishte me vete, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ajo vdiq menjëherë.

Më pas i kërkoi vëllait të tij t’i jepte çelësin e garazhit, dhe kur ai refuzoi, gjithashtu e goditi disa herë në kokë me shufrën, duke i shkaktuar lëndime fatale.