Dë*nimi për Mijallkovin pritet të ulet nga 12 në 9 vjet bu*rg!

Dë*nimi për ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov pritet të ulet nga 12 vjet sa është shqiptuar në 9 vjet. Kjo do të ndodhë pasi që më 28 mars vjetërsohet vepra që u dë*nua për asgjësim të pajisjeve për përgjim. Dë*nimi ndaj tij nuk është i plotëfuqishëm,

Dënimi ndaj tij nuk është i plotëfuqishëm, pasi që është bërë ankesë në Gjykatën e Apelit dhe se ajo pritet ta konfirmojë ose ta rikthejë në rigjykim, megjithatë nga fundi i muajit afati i lëndës skadon. Para gjashtë viteve ishte ndërmarrë veprimi i fundit për këtë rast që ka të bëjë me Mijallkovin dhe të tjerët e ngarkuar në “Target – Fortesa”.

Gjykatësi i rastit, Vladimir Tufegxhiq tha se pritet konstatimi i Gjykatës së Apelit nëse do të ketë ankesa. Avokatët e Mijallkovit kanë paralajmëruar ankesa për dë*nimet e larta, ndërsa do të kërkojnë edhe heqjen e parabu*rgimit. Deri në fund të muajit, Mijallkovit do të dal në gjyq edhe për rastin “Trezor”, ku do të ketë fjalën e fundit, që ka të bëjë me furnizimin e dyshimtë të pajisjeve për përgjim, që MPB nuk e kishte bërë drejtpërdrejt përmes kompanisë angleze, por përmes një kompanie të dyshimtë of-shore “Finzi”. (INA)