Dënime për marketet që keqpërdorën marzhat dhe hoqën produktet nga raftet


Ditëve të fundit qytetarët janë ankuar se produktet bazë të ushqimit nuk janë në raftet e marketeve, ndërsa në rrjetet sociale nga një market i njohur ka pasur informacione se në rafte nuk ka vaj për gatim, por me blerje të produkteve me vlerë të mbi 800 denarëve, qytetarët do të marrin një litër naftë falas.
Për këtë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në emisionin “10 Minuta” në TV21 tha se kjo paraqet keqpërdorim të situatës.

“Sot jam informuar nga Sektori në Ministrinë e Ekonomisë se ka ankesa të tilla për një supermarket të caktuar dhe sigurisht që menjëherë kemi vënë në dijeni IShT-në, e cila sipas informacioneve të mia ka vepruar tashmë sot. Sigurisht, nëse përsëritet kjo vepër, do të merren masaa shtesë”, tha Bekteshi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi të lajmërojnë në numrin 191.