Dënime për 26 tetovarë që nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve

Nëpunësit policor të SPB – Tetovë sot (27 janar), prej orës 14 deri në orën 17, kanë ndëshkuar gjithësej 26 vozitës të cilët nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve, të kalojnë në vijat e bardha, njofton MPB. Aksione të tilla ka pasur edhe në Gostivar ku për të njejtën arsye janë ndëshkuar 4 qytetarë. /Pa Censurë/