Dën*ime nga dy mijë euro për shtatë shkupjan, nuk e kanë respektuar orën policore

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Gjatë periudhës së qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mori edhe stilin e fundit të arkitekturës, me anë të projektit "Shkupi 2014". Fasada e ndërtuar në stilin barok si dhe një numër i madh i statujave ndryshuan frymën e qytetit të lashtë. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Prokuroria Publike ka ngritur procedurë ndaj shtatë qytetarëve nga Shkupi për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.
Prokuroria ka propozuar dën*im prej 2 mijë eurove gjegjësisht 100 gjoba ditore ndërsa vlera e një gjobe të jetë 20 euro – në kundërvlerë të denarit.
Të aku*zuarit në kundërshtim me vendimin për ndalesë të lëvizjes kanë lëvizur pa leje në disa lokacione në Shkup.