Dënim për 20 shkupjan nga 2 mijë euro për secilin për mosrespektim të masave, propozoi Prokuroroia

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka propozuar deri te Gjykata ka propozuar dënim për 20 qytetarët për mosrespektim të masave shëndetësore të Qeverisë.
Ata akuzohen në bazë të nenit 206, ku theksohet se qytetarët duhet të respektojnë masat shëndetësore ne kohën e epidemisë.

Shumica , 19-të prej tyre, akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore, ndërsa njëri prej tyre akuzohet e nuk ka respektuar për izolim.
Prokuroria propozon që të akuzuarit të dënohen me 100 gjoba ditore, duke llogaritur që një gjobë ditore të jetë 20 euro.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së, ndalesën për lëvizje në nivel të gjithë shtetit nuk e kanë respektuar 90 persona, me çka janë arrestuar 57, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të ketë masa adekuate/Portalb.mk