Dënim me kusht për ish kreun e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski është shpallur fajtor dhe u dënua me një vit e gjashtë muaj burg, por dënimi i është zëvendësuar me dënim me kusht, nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, konfirmuan nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Pas dëshmive të paraqitura dhe fjalëve përfundimtare është sjellë aktvendimi i shkallës së parë. I akuzuari është shpallur fajtor dhe i është caktuar dënimi me kusht”, thonë nga Gjykata.
Vangellovski u dënua për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.