Dëmshpërblimi për sopotasit, Ja çfarë thotë Zaev?

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se dëmshpërblimi për katër banorët e Sopotit është në procedurë gjyqësore dhe se shteti do të veproj në pajtim me vendimin gjyqësor. Sipas tij në rast se gjykata vendos për dëmshpërblim, atëherë shteti gjithsesi se do t’i dëmshpërblej katër banorët e Sopotit sikurse edhe 6 të tjerët.

“Gjithsesi se gjatë procedurës gjyqësore duhet pritet epilogu i cili mund të përfundon me marrëveshje si ajo me grupin e parë. Cilado nga versionet që do të vendoset, shteti obligohet t’i dëmshpërblen qytetarët sepse është procedurë dhe vendim gjyqësor”, deklaroi Zoran Zaev.

Sopotasit tashmë një muaj kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për marrëveshje mes tyre dhe Qeverisë, me intervenim të Avokatit të Shtetit. Qeveria deri tani nuk është prononcuar edhe pse në dokumentin e dorëzuar në organin ekzekutiv potencohet qartë se mbrojtja në rastin Sopoti dhe avokati i shtetit, pajtohen për të ngrirë procedurën gjyqësore me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për dëmshpërblim.

Arsyetimi i të dëmtuarve për këtë është tej zgjatja e procedurës gjyqësore dhe vendimi negativ i Ministrisë së Drejtësisë e cila ka hedhur poshtë kërkesën për marrëveshje. Në grupin e dytë të Sopotasve përfshihen ish të dënuarit në mungesë: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të cilët si shpagim për dëmtimin e integritetit personal dhe familjar kërkojnë dëmshpërblim prej 48 milion denarësh./Alsat-M