Demolohen zyrat e Gazetës Lajm, vidhen pajisje të shtrenjta teknike

Mëngjesin e sotëm të punësuarit e Gazetës Lajm i kanë gjetur të demoluara zyrat e tyre të punës. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë, duke marrë pajisje teknike me kosto të lartë, si kamerat, reflektorët dhe kompjuterat nga redaksia e gazetës Lajm dhe portalit lajmpress.org në Shkup. Për rastin është njoftuar policia e cila ka kryer ekspertizë mëngjesin e sotëm. Gazeta Lajm bën thirrje që ngjarja të ndriçohet sa më parë.