Demokracia Studentore publikojnë fakte, insistojnë se Isa Mustafa paguhet nga UP-ja

Denokracia Studentore po insiston se kreu i LDK-së Isa Mustafa vazhdon të marrë rrogë nga Universiteti i Prishtinës ndonëse ka 4 vite që nuk është profesor në këtë fakultet. Në një konferencë për media ata kanë prezantuar disa fakte për të demantuar siç kanë thënë kreun e LDK-së dhe Universitetin e Prishtinës të cilët përgënjeshtruan një lajm të tillë. Nga kjo organizatë kanë thënë se Mustafa që nga viti 2016 është pensionuar por megjithatë vazhdon të figurojë si profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik.

Sipas kësaj organizate emri i Mustafës vazhdon të figurojë në listën e profesorëve kur një student dëshiron të zgjedhë temën e diplomës apo tek rezultati i provimeve. “Kemi thirrë këtë konferencë ta demantojmë deklaratën e Mustafës dhe UP-së. Hulumtimi ynë ka të bëjë me uzurpimin që ia kanë bërë politikanët Universitetit të Prishtinës. Që nga viti 2014 ani nuk është profesor dhe merr rrogë që nga viti 2016 ai asnjëherë nuk ka qenë në ligjërata por ende mban statusin e profesorit të rregullt. Më 2016 ai është pensionuar.

Mustafa figuron në listën e profesorëve për temë të diplomës. Si muj me e zgjedhë unë temën e diplomës te një profesor te i cili nuk kam qenë asnjëherë. Në 2018 ka dal[ rezultati i provimeve në faqen e Fakultetit Ekonomik pa qenë asnjëherë edhe më 2019 njëjte. Ai vetë ka deklaruar se më 2017 është paguar prej Fakultetit Ekonomik 666 euro në Agresionin Kundër Korrupsionit. Studentët të cilët flasin dhe e thonë të vërtetën ndaj figurave publike ata zakonisht hakmerren kështu që unë i arsyetoj studentët që nuk kanë pasur guxim të flasin” u shprehën nga kjo organizatë.