Demiri takon Asanin: Të intesifikojm punën që Tearca të ketë një Qendër të Punësimit

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të RMV- së, Abdush Demiri sot qëndrojë për vizitë në Komunën e Tearcës ku u takua me kreun e kësaj komune Isen Asani.

Tema e takimit ishte hapja e një Qendre të Punësimit në territorin e kësaj komune ku sipas Drejtorit Demiri kjo qendër do të mundësonte qytetarët e kësaj komune ti arrijnë sa më lehtë dhe më afër shërbimet e Agjencisë së Punësimit.