Demiri: Takimi i partive shqiptare të RMV në Tiranë për foto dhe dolli, Rama po keqinformohet

Kryeministri Rama ka kryer një ditë më parë një takim me katër parti shqiptare të RMV, takim i cili ka zgjatur mbi 3 orë.

Në këtë takim ka munguar Lëvizja Besa, ku sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdush Demiri në një lidhje skype, deklaroi se ky takim ishte vetëm për të bërë foto dhe për të ngritur dolli pasi nuk u tha asgjë pas përfundimit të tij.

Ai tha se kryeministri Rama po keqinformiohet për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe se ‘Besa’ kërkon që të nxirren në pah problemet reale të shqiptarëve. Sipas tij, shkaku pse Besa ka refuzuar të jetë pjesëmarrëse është se ata vlerësojmë se BDI është shkaktare për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të Maqedonisë.

U vërtetua ajo që thamë para takimit se ai do të jetë një takim për foto dhe dolli, por se dimë për çfarë ngrenë dolli veçanërisht ata të Maqedonisë së Veriut, kryesisht BDI, për çfarë që kanë arritur të shpërngulin shqiptarët nga vendi apo për rrugët e pa asfaltuara. Një tjetër pikë ishte se pas takimit nuk u tha asgjë, lidhur për çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur pa implementuar. Ne nuk duam të dyshojmë në qëllimin e kryeministrit Rama, ne kemi një komunikim korrekt me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, por Rama po keqinformohet konkretisht nga BDI për gjendjen e shqiptarëve. Ata ndoshta i paraqesin një fotografi të mirë se shqiptarët nuk kanë probleme por realiteti është ndryshe. Ne si ‘Besa’ kemi rënë dakord të ulemi bashkë për të jetësuar si pikë e iniciativës së përbashkët, për të evoluar atë që është arritur dhe çfarë jo dhe për të bashkërenduar aktivitete në drejtim të asaj që tashmë do të jetë shumë e rëndësishme ndryshimet kushtetuese.

I pyetur nëse sheh diçka konkrete nga ky takimi pavarësisht mosprezencës se Lëvizjes Besa, Demiri tha se dhe vetë pjesëmarrësit pas takimit nuk arritën të thonin asgjë dhe se ata më e pakta mund të ngenë dolli, por ‘Besa’ nuk është për ta bërë këtë sepse shqiptarët e veriut të Maqedonisë po përballen me shumë probleme.

Barazia ekonomike mes rajoneve të banuara nga shqiptarë dhe maqedonas dhe realiteti i hidhur është se mjetet buxhetore dhe raporti mes tyre është 10/1 dhe nuk e shohim të arsyeshme për të ngritur dolli. Me rëndësi është se ne do të ulemi përsëri me kryeministrin Rama sepse vlerësojmë se ai po keqinformohet për situatën që e shqiptarëve në Maqedoni. ‘Besa’ nuk shqetësohet shumë për atë se si e vlerësojnë të tjerët, ajo ka organet e saj partiake që sjellin vendimet. Ne jemi gjithmonë pranë popullit shqiptar në Maqedoninë e veriut dhe pse oponentët tanë politik duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmin opozitar bëjnë përpjekje për të nxirë emrin e lëvizjes ‘besa’, shkaku pse ne kemi refuzuar është se ne vlerësojmë se BDI është shkaktare për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të Maqedonisë.