Demiri: Kovaçevski mbron krimin e BDI-së, e luan rolin sikur përfaqësues i OJQ-ve

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kovaçevski në lidhje me aferat korruptive të zyrtarëve të BDI-së.

“Derisa skandalet për pasurimin e funksionarëve të BDI-së dhe familjarëve të kryetarit të saj Ali Ahmeti vetëm shtohen, kryeministri Dimitar Kovaçevski hesht. Ai në vend që të urdhërojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë e hetimeve financiare që të fillojnë të hetojnë rastet e nipërve të Aliut, Drin dhe Besian Ahmeti, ai i u bën thirrje atyre që të veprojnë. Kështu Kovaçevski nuk sillet si kryeministër, por si kryetar i një OJQ-je. Në mënyrë të njëjtë Dimitar Kovaçevski sillet edhe për rastin kur me Ramiz Merkon, për të cilin DASH tregoi qartë se është i përfshirë në krim, korrupsion dhe ndikime në raste gjyqësore. Ndërsa Kovaçevski thotë se akuzat e SHBA-së duhet të konfirmohen nga institucionet e vendit. Imagjinoni Ministrat aktual dhe gjyqësori me prokurorët dhe gjykatësit aktual të dëshmojë keqpërdorimet e Ramiz Merkos, të cilat i konfirmon SHBA-ja. Kjo do të thotë se kjo Qeveri nuk i beson SHBA-së, por gjykatësve të vendit që fshehin me dekada lëndët e Ramiz Merkos. E dimë se BDI nuk do e gjykojë dhe dënojë krimin e BDI-së, por presim që ajo ti besojë SHBA-së, partnerit strategjik kryesor të vendit tonë. Andaj kërkojmë që kryeministri Dimitar Kovaçevski të mos rekomandoj, por të shpallë menjëherë zgjedhjet parlamentare. E nëse nuk e bën këtë, atëherë le të dyshohet dhe kuptohet se Kovaçevski dhe Ahmeti kanë ndarë tenderet bashkërisht. Derisa bashkëshortja e tij supozohet se merr prona shtetërore me 1 euro m2 për të ndërtuar panele solare, Ali Ahmeti u mundëson nipërve të tij të blejnë qendra tregtare dhe tenderë për minerale gëlqerore. Ndërsa qytetarët braktisin vendin dhe ikin për jetë më të mirë”, ka shkruar Demiri në Facebook.