Tërmeti i fuqishëm i pak orëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në Veri.
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka postuar një status ku tregon gjendjen në disa prej bashkive në Veri.
Nga tërmeti, mësohet se kanë mbetur pa banesë shumë banorë, pasi janë dëmtuar nga lëkundjet.
Dëmtime të shumta ka pasur në bashkitë Klos, Mat e Bulqizë.
Reagimi i deputetes Çupi:
Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.
Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.
Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize.
Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese , kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.