Në ditën kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, dikush është përkujdesur që të pro*pagandojë kundër Kosovës, duke shkruar grafitet “UQK” në muret e shtëpive në një fshat me banorë serbë afër Lipjanit.
Grafitet e shkruara u bënë lajm në mediat serbe, por autori i grafiteve duket se nuk ishte njohës i mirë i gjuhës shqipes, sepse akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e shkroi gabim “UQK”.
Pavarësisht se krejt kjo është veç një metodë e pro*pagandës serbe, kjo nuk e ka penguar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ta marr si shkas për ta su*lmuar eurodeputeten Cramon.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka pyetur “A është Viola von Cramon e vetëdijshme se serbët në Kosovë dhe Metohi ende zgjohen nga kërc*ënimet e UÇK-së terroriste?”
“Kështu e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë e Metohi Albin Kurti juaj? Për sa kohë Viola von Cramon planifikon të shtiret si injorancë ndaj su*lmeve të përditshme ndaj serbëve?”, ka shkruar Petkoviq.
Ndaj, su*lmeve të Petkoviqit kanë reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.
Çitaku, reagimin e Petkoviqit e ka quajtur të turpshëm. “O Zot. Ndalo këtë. Është e turpshme.
Së paku duhet t’i kishit mësuar agjentët tuaj të shkruanin saktë UÇK-në”, ka shkruar ajo.
https://twitter.com/vloracitaku/status/1499779589828190215?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499779589828190215%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdemaskohen-grafitet-e-propagandes-serbe-ne-kosove-reagimet-nga-prishtina-citaku-mesojini-agjentet-tuaj-ta-shkruajne-drejt-uck%2F
Ndërsa, Pacolli tha se me grafitet e shkruara shteti serb po bën provokime tensionuese atje ku jetojnë serbët në Kosovës.
“Herën tjetër kur të provoni të vini në skenë diçka si Panda përsëri në Kosovë, të paktën mësoni të shkruani UÇK, nuk është UQK. Dëshmi se si shteti serb po organizon provokime tensionuese në lokalitetet ku jetojnë serbët e Kosovës. E ulët dhe turpshme, turp. Mendësia e Millosheviqit!”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
The next time when you try to stage something like Panda again in #Kosovo, at least learn how to write UÇK, it’s not UQK. Evidence of how the Serbian state is staging tensions & provocations in the localities where Kosovo Serbs live. Cheap, shameful, disgrace. Milosevic mindset! https://t.co/hZLPHcaIjW
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 4, 2022
Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër UÇK-së nuk është asgjë e re”.
“Përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër “UÇK”-së nuk është asgjë e re. Provokimet e tyre të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës duket se është një mendësi e shumë qeveritarëve të tyre. Pro*pagandë!”, ka shkruar ajo.
Serbia’s proliferation of doctored narratives against “UÇK” is nothing new. Their constant provocations towards the Republic of Kosova seem to be a mental state for many of their gov officials. #Propaganda https://t.co/b9hcL9tzY8
— Liza Gashi (@GashiLiza) March 4, 2022
Grafitet e sotme në shtëpitë e serbëve janë vetëm një përsëritje e pr*opagandës serbe, që ndodhte edhe në të kaluarën, sa herë në Kosovë vinte për vizitë ndonjë diplomat i huaj. /Telegrafi/