Demant dhe falje publike ndaj anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafës

Në një lajm të publikuar më parë nga disa media dhe portale përfshirë edhe portalin Pa
Censurë pa dashje është nxjerrë edhe një foto pa qëllim dhe gabimisht që është aluduar se është gjykatësi Enver Bexheti, i cili u përfshi në Listën e Zezë Amerikane.

Por në fakt është një foto e Milazim Mustafës, anëtar i Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit kërkojmë fajle publike dhe me urgjencë kemi hequr fotografinë.

Më poshtë publikojmë edhe reagimin publik të Milazim Mustafës:

“Po ju drejtohem me këtë demantim si garancë e imja kushtetuese, dhe të njëjtin u’a drejtoj të gjitha mediave dhe kërkoj që demanti të publikohet menjëherë dhe pa vonesë në të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet nga të cilat kërkoj të shfrytëzojnë hapësirën e njëjtë për këtë demant ashtu siç e shfrytëzojnë për tekstet e tyre shpifëse dhe titujt e njoftimet me detaje “ekskluzive” të “listës së zezë amerikane ku fotografia e ime përdoret me emrin e personit që është futur në listën e zezë amerikane.

Në të njëjtën kohë, kërkoj që të gjitha mediat dhe portalet të më kërkojnë falje publike për shpifjen dhe të pavërtetën e publikuar, në përputhje me Nenin 13 dhe nenin 14 të Ligjit për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, në mënyrë që ta zbusni dëmin që më keni shkaktuar tashmë dhe si do ta zvogëloni dëmshpërblimin.

Fotografia ime nga vendi im i punës është publikuar së bashku me emrin e personit që sot Ambasada e ShBA-ve ka dal me njoftimin se është futur në listën e zezë të ShBA-ve.

Nga këtu, nëse këto shpifje nuk tërhiqen menjëherë nga të gjitha mediat dhe të njejtat nuk kërkojnë falje publike, do të nis procedurë ndaj çdo portali, gazete, publikimi javor dhe ndaj çdo portali për dëmshpërblim ndaj kësaj shpifjeje.

Këtë lajm të paverifikuar dhe shpifës do t’ju duhet ta dëshmoni në gjykatë!“, ka reaguar Mustafa.

Në emër të redaksisë INA edhe njëherë shprehim keqardhje dhe kërkojmë falje publike që kemi rënë në grackë si portal duke huazuar një foto që ka qarkulluar në disa portale dhe që ishte këqpërdorim brutal i fotos së Z.Mustafës.