Demaliaj i AAK’së kërkon nga Kurtit të japë dorëheqje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Sipas deputetit, Kurti të premten në Munih, edhe pse e ka në qeverinë e tij ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit Pal Lekaj për zyrtarët që nënshkruan marrëveshjen për linjën hekurudhore me Serbinë.
“Pal Lekaj është deputet dhe nuk ka zyrtarë më në Ministrinë që e ka udhëhequr”, ka shkruar Demaliaj.

Ai kërkoi nga Kurti të japë dorëheqjen duke thënë se i bën nder, ngase sipas tij nuk është në gjendje të udhëheqë me shtetin.
“Kurti, ju jeni kryeministër dhe keni një ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, njëfarë Abdixhikun që po merret me tenderë, sapo ka hyrë në ministri..!! Po thotë që unë po anuloj tendera..! Mos se u bëre horë..Dorëheqja të bën nderë. Nuk je për këtë punë!
Rroftë Bashkimi Kombëtarë. Harrova me të pyetur: Qysh ish Vuçiqi, dhe a ja hoqe taksën 100% Serbisë”, ka shkruar deputeti në Facebook.