Delegatët e LDK-së sot zgjedhin kryetarin e partisë

Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen sot për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Kuvendi do të nis në orën 10:00 në njërin nga hotelet në Prishtinë dhe do ta monitorohet nga një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të zgjedhjet edhe kryesia dhe këshilli drejtues i kësaj partie.
Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi për KosovaPress se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.
Përndryshe, kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.