Del raporti i autopsisë së Marigona Osmanit – Këto janë detajet tronditëse nga Prokuroria Themelore (FOTO)


Detaje tr*onditëse janë përshkruar në aktakuzën e ngritur kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut nga Prokuroria Themelore e Ferizajit për vr*asjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, ndodhur në gusht të vitit 2021. Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18 vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.
Mediat kanë publikuar pjesën e aktakuzës ku përshkruhet raporti i autopsisë.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vr*asjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhu*nimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhu*nimit.