Deklarohet për fajësinë e akuzuara se ua kishte prerë një top fëmijëve të lagjes

E ak*uzuar për ngac*mim, Tejhana Morina, ka dalur para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me a*kuzën e Prokurorisë.

Në seancën e sotme e cila ishte fillestare, pas leximit të akta*kuzës nga prokurorja Leonora Kadriu, e aku*zuara tha se nuk e pranon fajësinë pasi nuk e ndien veten fare fajtore.
“Kjo që e lexoi prokurorja është shpifje nga këta prind të cilët gjinden këtu. Nuk e pranoj fajësinë në asnjë mënyrë”, tha e ak*uzuara Morina.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Tejhana Morina, më 12.06.2021, në Gjilan me qëllim të frikësimit të fëmijëve A. H., 10 vjeç, A. H., 6 vjeç dhe F. S., 9 vjeç, ua ka marrë topin derisa ishin duke luajtur para ndërtesës.Sipas Prokurorisë, e ak*uzuar pastaj ka hyrë në një kafiteri, nga pronari ka kërkuar një thikë, e pastaj ka hyrë në tualetin e kafiterisë, e ka prerë topin, dhe ka dalë nga kafiteria dhe ua ka gjuajtur topin e prerë fëmijëve.
Kështu sipas Prokurorisë ajo solli fëmijët – të dë*mtuarit në gjendje ankthi, frike dhe vuajtje mendore.Pasi shqyrtimi ishte fillestar dhe e akuzuara nuk e ka pranuar fajësinë, seanca e sotme u shtye për kohë të pa caktuar për t`i dhënë mundësi të akuzuarës të bëj kundërshtimin e provave të prokurorisë.